Ne jemi Alessio dhe Ugo, jemi italianë dhe jetojmë në Venecia.
Ne kemi më shumë se 20 vjet që merremi me këshillim turistik. Aktiviteti ynë filloi në Venecia kryesisht me struktura turistike të drejtuara nga Familje.
Përvoja jonë na ka çuar të bashkëpunojmë me disa nga hotelet më të mira, italiane dhe ndërkombëtare, duke i çuar ato drejt ekselencës ekonomike dhe përmirësimit të reputacionit.
Qëllimi ynë tani është të zgjerojmë përvojën tonë në Shqipëri, duke mbështetur pronarët e hoteleve dhe strukturave turistike për t’u përshtatur me standardet e cilësisë dhe shërbimit që kërkohen nga një turizëm evropian dhe ndërkombëtar, më i sofistikuar nga ana kulturore dhe ekonomike, siç po bëjmë tashmë në Itali.
Kishim dëgjuar për një rritje të rëndësishme në sektorin turistik në Shqipëri dhe nga shtatori 2024 kemi filluar të bëjmë disa inspektime.
Tregu italian është i konsoliduar dhe na mundëson të arrijmë fitime të mira. Megjithatë, ajo që na ka motivuar të hapim një kompani në Shqipëri ishte mundësia e rritjes dhe zgjerimit që kemi parashikuar në vitet e ardhshme.
Merr pjesë në trajnimin më 3 dhe 4 dhjetor në Tirana International Hotel Conference Center.
Strategji të avancuara të Marketingut të Hoteleve për pronarë ambiciozë.
Nëse je ambicioz dhe dëshiron ta çosh hotelin tënd në nivele më të larta të xhiros, shërbimeve dhe reputacionit, plotëso formularin, caktojmë një takim dhe përpara një kafeje do të njihemi dhe do të të tregojmë si mund të punojmë së bashku.